Shendet

Gjetjet e reja, truri përbëhet edhe nga… ‘një lugë’ nanoplastikë

Sipas një studimi të ri, mostrat normale të trurit të njeriut të mbledhura në autopsi në fillim të vitit 2024 përmbajnë më shumë copa të vogla plastike sesa mostrat e mbledhura tetë vjet më parë.

“Në përgjithësi, mostrat e trurit përmbanin shtatë deri në 30 herë më shumë copa të vogla plastike sesa veshkat dhe mëlçia”, tha autori i studimit, Mattheë Campen.

“Përqendrimet që pamë në indet e trurit të individëve normalë, të cilët kishin një moshë mesatare rreth 45 ose 50 vjeç, ishin 4,800 mikrogramë për gram, ose 0.48% ndaj peshës,” tha ai.

Kjo është ekuivalenti i një luge të tërë plastike standarde.

“Krahasuar me mostrat e trurit të autopsisë nga viti 2016, kjo është rreth 50% më e lartë,” tha ai. “Kjo do të thotë që truri ynë sot është 99.5% tru dhe pjesa tjetër është plastike.”

Është e mundur, megjithatë, që metodat aktuale të matjes së plastikës mund të kenë mbi ose nënvlerësuar nivelet e tyre në trup.

“Ne po punojmë shumë për të arritur në një vlerësim shumë të saktë, të cilin do ta kemi brenda vitit të ardhshëm.”

Studiuesit gjetën gjithashtu fragmente plastike të ngjashme me copa në trurin e 12 njerëzve që ishin diagnostikuar me demencë para vdekjes së tyre në krahasim me trurin e shëndetshëm.

Ato copa, më të vogla se sa mund të shohë syri, u përqendruan në muret e arterieve dhe venave të trurit, si dhe në qelizat imune të trurit.

“Ne duam të jemi shumë të kujdesshëm në interpretimin e këtyre rezultateve pasi mikroplastika ka shumë të ngjarë të rritet për shkak të demencës dhe aktualisht nuk sugjerojmë që mikroplastika mund të shkaktojë sëmundjen,” tha Campen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë