Në North Rhine-Westfalen, shinat e vjetra dhe të braktisura hekurudhore kanë gjetur një jetë të re – duke transportuar njerëz në kabina futuriste në të gjithë rajonin. Kabinat janë kompakte, pa shofer dhe mund të mbajnë deri në gjashtë pasagjerë në të njëjtën kohë dhe të operojnë në një linjë të vetme hekurudhore.
Ideja është të lidhen qytetet e North Rhine-Westfalen me qytetet e tjerë, falë një transporti publik të ri dhe më të shpejtë.
“Ky është një mjet ideal transporti për të mbuluar territorin në mënyrë efikase. Zonat rurale janë shumë të pakta të populluara për një hekurudhë të madhe.
‘MONOCAB-i’ mbush atë hendek midis autobusit dhe hekurudhës. Përveç kësaj, ne e ofrojmë atë me të njëjtin çmim si autobusi”, thotë Achim Oberëöhrmeier, drejtor menaxhues i kompanisë së transportit komunal KVG Lippe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje