Libra

Gjermania nderon me çmimin më të lartë letrar Stanishiçin, një anti-Handke: Dy fjalë për nobelistin

Autori boshnjako-gjerman, Sasa Stanisiç fitoi çmimin vjetor gjerman për romanin më të mirë në gjermanisht me romanin e tij, “Herkunft” (Origjina).
Por fitorja nuk erdhi pa polemikë. Në përshëndetjen e tij gjatë ceremonisë, Stanisiç e cilësoi austriakun që mori çmimin Nobel për këtë vit, Peter Handken si mohues gjenocidi.
“Unë pata fatin t’u shpëtoj ngjarjeve që Peter Handke nuk i përshkruan në shkrimet e tij. Handke e bazon të vërtetën e tij në gënjeshtra”.
Ai shtoi se është “e çuditshme që ju e vendosni realitetin në atë mënyrë që të përbëhet vetëm nga gënjeshtra” dhe se ishte pakujdesia e Handke të mos fliste për krime kundër njerëzimit.
Fitorja e Handke të enjten ngjalli kritika dhe indinjatë në shumë vende të Ballkanit për mbështetjen e hapur të autorit austriak ndaj Slobodan Millosheviç, i cili drejtoi vendin e tij gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990. Të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës në 1995 kërkuan revokimin e çmimit Nobel të Handke, duke thënë se ishte “turp” të nderosh një njeri i cili mohoi të gjitha vrasjet e ndodhura.

“Herkunft”, motivuar nga kujtimet
Juria me bazë në Frankfurt, e cila përbëhej prej shtatë anëtarësh ishte depërtues për imagjinatën dhe humorin në librin e Stanisiç.
“Në secilën fjali të këtij romani pret origjinën e pakapshme, e cila njëkohësisht udhëzon tregimin”.

Romani “Herkunft”

Në “Herkunft”, Stanisiç shkruan për gjyshen e tij pasi ajo gradualisht humbet kujtesën, si dhe për ikjen e familjes së tij gjatë konfliktit në Jugosllavi, rrëzimin pasues të rajonit dhe çfarë roli luan origjina e tij në radhë të parë.
Libri përfundon në një mënyrë të vecantë, pasi i fton lexuesit të luajnë një lojë: mund të vendosin se si duhet të vazhdojë tregimi. Shkrimtari tregon një imagjinatë të madhe dhe hedh poshtë “kronologjinë, realizmin dhe të përcaktuarën”, thotë paneli i librit.
Anëtarët e jurisë përzgjodhën romanin e Stanisic nga mbi 200 tituj të botuar në vitin e fundit. Fituesi merr 25,000 € (27.500 dollarë).
Në romanin e tij, Stanisiç përshkroi se si origjina e një personi është thjesht çështje rrethanash, megjithatë ai ka një efekt të madh në mënyrën se si ju perceptoheni.
“Çdo shtëpi është një ngjarje. Ju keni lindur diku, të dëbuar nga atje, dhuroni veshkën tuaj në shkencë këtu. Origjina juaj ka një ndikim të madh mbi ju”.
Stanisiç, ka lindur në Vishegrad në 1978 dhe u largua në Gjermani me prindërit e tij në 1992, nënën e ka boshnjake dhe babain serb.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë