Lajme

Gjermania mbyll kufijtë për 30 ditë

Në Gjermani ka hyrë sot në menjëherë në fuqi vendimi i Bashkimit Europian për ndalimin e hyrje-daljeve nga vendi, duke i mbyllur kufijtë për 30 ditë.

BE po ndalon hyrjen e qytetarëve nga vendet jo anëtare, në një veprim të papritur. Vendimi pritet të zbatohet për 26 shtete të BE-së, si dhe Islandën, Lithenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.  Ndalimi erdhi ndërkohë që viktimat vazhduan të rriteshin në Itali dhe Spanjë.

Ndalimi i udhëtimit do të prekë të gjithë shtetasit e Shqipërisë dhe Ballkanit, të cilët nuk do mund të hyjnë në Bashkimin Europian apo në Gjermani. Të vetmit që do të mund të hyjnë janë anëtarët e familjes të shtetasve dhe diplomatëve të BE-së, punonjësve ndërkufitar dhe ata që transportojnë mallra.

Presidentja e Komisionit Europian, Urusla von der Leyen tha se udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi.

“Mendoj se të gjithë ne, që nuk jemi ekspertë, e kemi nënvlerësuar fillimisht koronavirusin”, tha Von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane, Bild “Tani, është e qartë se ky është një virus që do të zgjasë për një kohë të gjatë”, tha ajo.

Megjithatë, von der Leyen refuzoi të përdorë gjuhën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e krahasoi shpërthimin e koronavirusit me luftë dhe e urdhëroi gjithë popullsinë të qëndrojë në shtëpi për së paku dy javë.

“Personalisht, nuk do ta përdorja këtë term, por e kuptoj qëllimin e presidentit të Francës, sepse koronavirusi është një armik shqetësues”, tha von der Leyen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë