Sociale

Gjermania mbyll kufijtë me Francën, Austrinë dhe Zvicrën

Gjermania ka vendosur që duke filluar hëna të mbyllë kufijtë e saj me Francën, Zvicrën dhe Austrinë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas mediave gjermane, kufijtë do të mbyllen në orën 08:00 të mëngjesin por mallrat do të vazhdojnë të lëvizin lirshëm midis vendeve.

Qëllimi është përmbajtja jo vetëm e koronavirus por edhe frenimi i blerjeve të tepërta mes panikut, duke ka çuar në disa probleme me furnizimit në rajonet kufitare.

Gjermania ka të paktën nëntë viktima nga koronavirusi dhe 4585 të infektuar. Kancelarja Merkel ka thënë se është e angazhuar fuqimisht për marrëveshjen e Shengenit për udhëtimin pa kufij, megjithatë është përballur me presion në rritje për të mbyllur kufijtë e saj.

Tre nga fqinjët e Gjermanisë, Polonia, Republika Ceke dhe Danimarka, tashmë kanë mbyllur kufijtë e tyre ose kanë vendosur kufizime të mëdha.

“Përhapja e virusit duhet të ngadalësohet,” tha Thomas Strobl, ministri i brendshëm i shtetit Baden-Ëürttemberg. Kushdo që nuk ka nevojë urgjente të kalojë kufirin nuk duhet të kalojë kufirin”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë