Lajme

Gjermania kërkon emigrantë edhe për ushtrinë

Shtatë vite pasi hoqi dorë plotësisht nga rekrutimi dhe e shndërroi ushtrinë me pagesë, Gjermania po mendon të hapë dyert e saj edhe për shtetas jogjermanë, por shtetas të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Gjenerali Eberhard Zorn tha se forcat e armatosura gjermane janë të detyruara që të marrin në konsideratë të gjitha mundësitë për të plotësuar me personel të kualifikuar sektorët të ndryshëm për të cilat ushtria ka nevojë.

Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për rekrutim të të huajve tek forcat ushtarake drejtpërdrejtë, por kryesisht mjekë dhe specialistë IT.

Gjermania ka nënvlerësuar prej vitesh forcat e armatosura duke investuar shumë pak për to. Por, objektivi është që brenda vitit 2025 ushtria të rritet me një personel shtesë prej 21 mijë personash dhe të rrisë buxhetin nga 1.2 për qind në 1.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, edhe si pasojë e kritikave të Donald Trump që kërkoi në samitin e fundit të NATO-s që vendet anëtare të plotësojnë detyrimin e shpenzimit të 2 për qind të PBB-së për ushtrinë.

Mundësia e rekrutimit të shtetasve të huaj në pozicione specialistësh në ushtri shtrohet pas vendimit të qeverisë gjermane për të lehtësuar vizat e punës për emigrantët nga vendet jashtë BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë