Një foto në grup me të gjithë lojtarët me duart mbi gojë. Kjo është protesta e Gjermanisë kundër FIFA-s për mohimin e mundësisë së mbajtjes së shiritit “One Love”, në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBTQ+. “Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbrojtur vlerat që kemi në kombëtaren gjermane: diversitetin dhe respektin e ndërsjellë. Së bashku me kombet e tjera, ne donim që zëri ynë të dëgjohej – deklarata nga Federata Gjermane e Futbollit kundër FIFA-s – Nuk ishte për të bërë një deklaratë politike, të drejtat e njeriut nuk janë të negociueshme. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por nuk është ende. Prandaj ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne. Të na mohosh shiritin po na mohon një zë. Le të qëndrojmë në pozicionin tonë”.
Kohë të vështira për FIFA-n dhe presidentin e saj Gianni Infantino. Edhe Danimarka është zemëruar dhe ka deklaruar mungesën e mbështetjes për numrin 1 të futbollit botëror. Këtë e bëri të ditur në një konferencë të improvizuar për shtyp të mërkurën presidenti i federatës daneze, Jesper Moller, i cili ia mohoi Infantinos votën në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur l’Equipe, sipas së cilës presioni nga organi drejtues i futbollit botëror për çështjen e shiritit me mbishkrimin ‘One Love’ i ka shtyrë drejtuesit danezë të marrin këtë vendim. “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, jo vetëm që jam i zhgënjyer, por edhe i zemëruar. Do të kërkojmë sqarime ligjore pas këtij presioni.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



