Nga Gazeta ‘Si’- Një sulm i rëndë terrorist ndodhi mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ku një makinë BMW e errët hyri në turmë, duke shkaktuar të paktën 4 viktima dhe 60 të plagosur.
Policia ka arrestuar një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, i cili ka qenë nën drejtimin e automjetit. Thuhet se ai ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.
Në përgjigje të incidentit, qyteti i Halle, rreth 80 kilometra larg, ka rritur masat e sigurisë në tregjet e tij të Krishtlindjeve dhe spitalet lokale po përgatiten për të pritur të plagosurit.
Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë në Halle, ka konfirmuar gatishmërinë për të menaxhuar situatën.
Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW i errët. Shoferi një 50-vjeçar nga Arabia Saudite, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes që terrorizoi njerëzit.
Tregu i Krishtlindjeve u mbyll pas ngjarjes ndërsa autoritet bënë thirrje që të gjithë të largoheshin nga qendra e qytetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




