Gazeta Si – Në Berlin, një burrë që sulmoi dhe plagosi disa persona në lagjen “Charlottenburg” u arrestua. Sipas policisë, e cila po merr në pyetje dëshmitarët, burri ishte i armatosur me thikë.
Dy persona të plagosur rëndë janë dërguar në spital. Gjermania është ende e tronditur nga sulmi vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve të Magdeburgut, ku pesë persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën.
Sipas asaj që raporton gazeta “Bild”, disa kalimtarë janë hedhur në drejtim të sulmuesit duke e bllokuar, ndërsa të tjerë kanë lajmëruar policinë që e ka arrestuar.
Për momentin – vazhdon gazeta gjermane – nuk ka asnjë provë për një sulm terrorist. I arrestuari duket se vuante nga sëmundje mendore.
Sulmi ndodhi rreth orës 11:50 para tregut Rewe në Quedlinburger Strasse, një zonë mjaft e qetë e kryeqytetit pranë Pallatit Charlottenburg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.