Media Galeri

Gjermani, fermerët e zemëruar bllokojnë ministrin e Financave në një traget

Rreth 100 fermerë gjermanë të enjten mbrëma kanë bllokuar ministrin e Financave, njëherësh edhe zëvendës kancelarin e vendit, Robert Habeck, në një traget, teksa ai kthehej nga pushimet që kaloi në ishullin turistik Halih Hooge, në Detin e Veriut.

Fermerët që kundërshtojnë heqjen graduale të një subvencioni për naftë, bllokuan tragetin në Schlitziel të Gjermanisë veriore. Veprimi i fermerëve erdhi pasi qeveria gjermane braktisi pjesërisht planet për të shkurtuar subvencionet e karburanteve për sektorin bujqësor.

Subvencionimi i naftës për fermerët do të hiqet gradualisht deri në vitin 2026 dhe jo i tëri menjëherë, siç ishte planifikuar fillimisht.

Policia u përpoq të shpërndante turmën e revoltuar duke përdorur gaz lotsjellës, por masat e marra prej tyre dështuan, njëjtë si përpjekjeje për të zhvilluar bisedime me protestuesit.

Pas kësaj, ministri vendosi të qëndrojë në bordin e tragetit dhe të kthehet në Halih Hooge. Pasi qetësia u rivendos, ministri mundi të kthehej në kontinent në orën 03:50.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë