Sport

Gjergj Muzaka drejtor i klubit Tirana, ish-futbollisti pritet të zëvendësojë Deborah Keçin

Gazeta Si – Deri pak vite më parë një nga futbollistët më të spikatur në fushë, tani në zyrë, por gjithmonë brenda sportit. Gjergj Muzaka pritet të emërohet drejtor i klubit shumësportësh Tirana.

Gjergj Muzaka dhe Deborah Keçi

Ish-futbollisti me shumë gjasa do të zëvendësojë Deborah Keçin, e pezulluar tashmë nga kjo detyrë pas hetimeve të SPAK-ut. Muzaka aktualisht është pjesë e sektorit të sportit në Bashkinë e Tiranës, por pritet emërimi zyrtar i tij në krye të klubit shumësportësh bardheblu.

Muzaka ka luajtur futboll për të tre klubet e kryeqytetit, Partizanin, Tiranën dhe Dinamon, por ka vehsur dhe fanella të tjera, si ato të Skënderbeut dhe Flamurtarit. Pas eksperiencës në fushën e blertë ai do të provojë edhe atë të zyrës si drejtues i një klubi të rëndësishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë