Platformat e ndryshme dhe komunikimi online në jetën tonë është kthyer tashmë në domosdoshmëri.
Megjithatë, ndonëse jemi të afeksionuar pas këtyre rrjeteve sociale, të cilat na ofrojnë mundësi komunikimi, shkëmbim informacionesh, lajmet me të fundit, informacione rreth miqve tanë , pavarësisht sa larg ndodhen, duhet të keni parasysh një rregull kur bëheni pjesë e tyre.
Publikimi i disa të dhënave tuaja personale mund të jetë i rrezikshëm.
Data e lindjes
Data e plotë e lindjes suaj është një fakt që nuk duhet që të publikohet në këto rrjete sociale. Është e ndaluar për arsye se shumë njerëz ende e kanë shprehi që këta numra t’i përdorin si fjalëkalime për kartela të bankës apo raste të tjera. Hackers-at e dinë tashmë këtë gjë, dhe nganjëherë nuk u duhet mund i madh që t’u gjejnë gjëra personale, e t’i keqpërdorin ato.
Numrin e telefonit- Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.