Gjenet që shkaktojnë kancer mund ta kenë origjinën te bimët dhe më pas kanë “kërcyer” te njerëzit. Kështu të paktën pretendon një studim i ri.
Analiza më e madhe botërore e të ashtuquajturve “gjene-kërcyes” ka zbuluar rolin thelbësor të një elementi të njohur si L1, të cilin të dhënat e reja e tregojnë se ka hyrë te njerëzit afro 150 milionë vjet më parë.Copëza e huaj e kodimit është shfaqur veçanërisht dinamike dhe është përgjegjëse për shumë ndryshime të përshpejtuara në evolucionin njerëzor , qysh atëherë.
Megjithatë, pa atë njerëzit do të ishin të lirë nga mutacionet e rëndësishëm gjenetik që shkaktojnë shumë kancerë vdekjeprurës. Për shkak të pranisë së gjatë të L1 në gjenomin njerëzor – harta gjenetike e një njeriu – është e pamundur të gjurmohet me siguri sesi ka “kapërcyer” përmes specieve.
Por një ekip në Universitetin e Adelaide-s beson se mund të ketë origjinën te bimët, insektet apo një lloj tjetër specieje , e cila është zhdukur prej atëherë. Ata e dinë se L1 nuk ka prejardhje nga gjitarët për shkak të mungesës te monotremet , një nga tre grupet kryesore të gjitarëve si platypus dhe echidna.
Profesor David Adelson, i cili ka drejtuar kërkimin, ka thënë se ndikimi i gjeneve kërcyese, i quajtur saktësisht retrotransposone, ka ndryshuar thellësisht të kuptuarit e evolucionit njerëzor si një proces i pastër prindër-pasardhës. “Mendojmë se hyrja e L1 te gjeromi i gjitarëve ka qenë çelësi i evolucionit të shpejtë të gjitarëve në 100 milionë vitet e fundit”, ka thënë ai.
Gjenet kërcyese e kopjojnë dhe ngjisin veten rreth gjenomeve dhe në gjenomet e specieve të tjera. Se si e bëjnë këtë , ende nuk dihet, megjithëse mund të kenë rol pickimet e insekteve, mushkonjave apo ndonjë virus i mundshëm. Ende mbetet enigmë. Zhvillimet në kërkimet rreth j kancerit në dekadat e fundit kanë zbuluar një rëndësi edhe më të madhe të rolit të gjeneve në gjasat që ka një njeri në zhvillimin e sëmundjes.
Të kuptuarit e karakteristikave të sakta gjenetike të një kanceri, i bën mjekët të aftë të parashikojnë më mirë shanset që ka një individ për t’u sëmurur me kancer, duke i lejuar njerëzit të marrin hapa parandaluese, si mastektomia. Gjithashtu u jep më shumë mundësi mjekësisë përkatëse dhe pacientëve për të luftuar tumoret dhe kancerët e tjerë, kur bëhen të pranishëm.
“Mendojini gjenet kërcyese si një parazit”, ka thënë profesor Adelson. “Ajo çka gjendet në ADN nuk është aq e rëndësishme. I rëndësishëm është fakti se ata prezantojnë veten në gjenomet e tjerë dhe shkaktojnë çarjen e gjeneve dhe mënyrën sesi ata janë të rregulluar.
Studimi, i cili është botuar në revistën Genome Biology, ka shqyrtuar hartën gjenetike të më shumë se 750 specieve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.