Lajme

Gjendet trupi i pajetë i një të moshuare në Babrru

Një e moshuar është mbytur këtë të shtunë rreth orës 10:45 në lum, poshtë Urës së Babrrusë.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A.B., rreth moshës 75-vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

Dyshohet se gruaja ka pasur probleme mendore, por rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë