Rend dhe Ligj

Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet të jetë mbytur në det

Trupi i pajetë i një personi është diktuar nga peshkatarët në vendin e njohur si Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit. Viktima ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë dhe dyshohet të jetë pushues nga Kosova.

Viktima kishte dalë në det me një pedalone, mbrëmjen e shkuar, por nuk është kthyer më në breg. Me të marrë njoftim, forcat e policisë kufitare janë vënë në kërkim dhe kanë mundur të gjejnë vetëm pedalonen. Kërkimet kanë vijuar deri vonë, po pa rezultat.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë