Arkeologët gjermanë kanë gërmuar një shpatë të epokës së bronzit më shumë se 3000 vjeçare e cila është ruajtur jashtëzakonisht mirë.
Shpata prej bronzi u gjet në një varr në qytetin jugor të Nordlingen. Gjendja e saj është aq e mirë sa “pothuajse ende shkëlqen”, thotë Zyra Shtetërore e Bavarisë për Mbrojtjen e Monumenteve (BLfD).

Varri përmban eshtrat e një burri, gruaje dhe djali dhe sende të tjera prej bronzi.
Arkeologët nuk janë të sigurt nëse të tre kishin lidhje, dhe gjetja ngre pyetje në lidhje me origjinën e shpatës.

BLfD thotë se prodhimi i një shpate të tillë ishte i ndërlikuar, pasi doreza ishte hedhur në teh. Shpata e Nordlingen nuk duket se është përdorur shumë, por besohet se ka qenë një armë e vërtetë, jo vetëm zbukuruese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




