Ka ndodhur

Gjendet i vdekur në makinë një i ri në Lezhë, dyshimet e policisë: Ka një plagë me armë zjarri, nuk dihet nëse është vrasje!

Gazeta Si – Një 25-vjeçar me inicciale R.B., është gjetur i vdekur brenda një makine pasditen e kësaj të enjteje në Balldre të Lezhës.

Përmes një njoftimi paraprak, policia thotë se në automjet është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe një gëzhojë.

“Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë. Rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Është ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me akt vetëflijimi apo vrasje me armë zjarri nga persona të tjerë. Policia e Lezhës thekson se do japë një informacion më të plotë pas përfundimit të hetimeve. 

Viktima mësohet se është gjetur në rrugën e vjetër të fshatit, ndërsa paraprakisht raportohet se ka një plumb në trup.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë