Lajme

Gjendet e pajetë në banesë e moshuara nga Elbasani

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Elbasan, rreth orës 19.00 të kësaj të mërkure.

Vdekja e saj është zbuluar, pasi i biri i kërkoi ndihmë policisë lokale. Ai nuk merrte pergjigje prej saj prej dy ditësh.

Futja brenda apartamentit ku jetonte gruaja e moshuar është mundësuar nga PMNZSH, (Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi), të cilët fillimisht kanë arritur të futen nga dritarja e katit të katërt dhe më pas është bërë hapja e derës së apartamentit. I biri dhe policia kanë konstatuar se e moshuara ishte pa shenja jete.

Trupi i saj është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë nga ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes së saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë