Lajme

Gjenden 170 kg marijuanë në lumin Buna në Mal të Zi

Një sasi prej 170 kg marijuanë është gjetur nga autoritetet policore të Malit të Zi në lumin Buna. Policia e Ulqinit ka njoftuar se këtë të hënë ka gjetur shtatë çanta të mëdha pasagjerësh që ishin të mbushura me 170 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike ishte e ndarë në 143 pako, në disa çanta.

Zyrtarët e Departamentit që shkuan në vendin e ngjarjes zhvilluan një hetim së bashku me zyrtarët e policisë dhe të sigurisë së Ulqinit. Nuk dihen ende poseduesit e dorgës, dhe as destinacioni.

Policia malazeze, në mënyrë të vazhdueshme, ka bllokuar sasi të dukshme të drogës të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë