Deri në mesditën e të premtes së 30 prillit në Shqipëri kanë hyrë 5.600 vizitorë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare Morinë.
Punonjësit e sektorit shtetëror në Kosovë kanë 4 ditë pushime me nisjen e muajit maj apo siç e quajnë ato, “muaji i sefasë” dhe me sa duket kanë vendosur t’i shfrytëzojnë nën temperaturat e larta të Shqipërisë.
Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi pak ditë më parë njoftoi se për qytetarët e Kosovës që hyjnë në Shqipëri nuk ka nevojë për test të shpejtë Covid.
Fundjavën e parë të muajit prill, Shqipërinë e vizituan mbi 40 mijë kosovarë, të cilët shpenzuan mbi 10 milionë euro në vendin tonë, për dy ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




