Nga Gazeta “SI” – Shtetasit e huaj që kanë vizituar Shqipërinë për muajin qershor kanë kapur shifrën e 876.056, duke u rritur me 45% nga qershori i shkuar.
Në total, për qershorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.359.501 vizitorë, me rritje po 45% nga një vit më parë, nga të cilët 483.445 ishin me shtetësi shqiptare.

Sipas Instat, të huajt që preferuan Shqipërinë u kryesuan nga Kosova, afërsisht me 400 mijë vizitorë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 76 mijë dhe Greqia me 42 mijë, që ka pësuar dhe rritjen më të madhe nga qershori i shkuar. Po ashtu, janë shtuar edhe vizitorët nga SHBA, Spanjë, Poloni, Gjermani.

850.4 mijë qytetarë që vizituan Shqipërinë në qershor ishin për pushime, 17.7 mijë si udhëtarë tranzit dhe 7.7 mijë për qëllime biznesi.
Për të gjithë gjashtëmujorin e parë 2022, në Shqipëri kanë hyrë 4.813.233 qytetarë, dyfishim nga e njëjta periudhë e 2021-shit.
Por nga ana tjetër, rritje ka pësuar dhe numri i qytetarëve që kanë dalë jashtë territorit shqiptar. Për qershorin 2022, kanë dalë nga Shqipëria, 1.26 mln, me rritje 45% nga qershori i shkuar. Nga këto, pothuajse 500 mijë ishin shqiptarë (rritje me 34%) dhe pjesa tjetër të huaj.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022, është
2.519.533 duke u rritur 48%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



