Aksidentet janë ulur me 14.4 për qind në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin e kaluar u numëruan në total 107 aksidente rrugore nga 125 aksidente që ndodhën në janar 2021.
“Në muajin Janar 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 147 persona nga 165 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.
Në muajin Janar 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona, nga 22 persona të vdekur në Janar 2021”, thuhet në raportin e INSTAT.

Sjellja e shoferëve në timon mbetet problemi kryesor.
Kështu sipas shifrave në muajin Janar 2022, aksidentet rrugore, në 81.3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Por cilët janë në fakt grupmoshat më të “rrezikshme” në drejtimin e mjetit?
INSTAT vlerëson se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29.0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Pavarësisht kësaj situate shifrat tregojnë për një ulje të aksidenteve nga kjo grupmoshë në raport me një vit më parë.
“Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, nënvizon INSTAT.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




