Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2024 kanë lindur 5% më pak foshnje se në 2023-shin, duke vijuar kështu tendencën rënëse disavjeçare.
INSTAT raporton se në 2024-n në Shqipëri janë regjistruar 22.425 lindje dhe vetëm për tremujorin e fundit janë regjistruar 5.606 lindje, 10% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Vitin që lamë pas janë regjistruar 21.247 vdekje, me një rënie 0.1% nga 2023-shi, kur raportoheshin 21.286.
Në tremujorin e fundit të 2024-s, shtesa natyrore e popullsisë rezulton pozitive, duke regjistruar 652 lindje më shumë se sa vdekje.
Të gjitha qarqet kanë pësuar rënie të lindjeve në raport me një vit më parë. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.115 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 83 lindje. Në tremujorin e katërt 2024, rënien më të vogël në përqindje të lindjeve e ka qarku i Shkodrës me 1,5 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 25,3 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2023.
Në tremujorin e katërt 2024, dhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa dy qarqe të tjera shënojnë rritje, në krahasim me tremujorin e katërt 2023. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 99 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.316 vdekje. Në tremujorin e katërt 2024, rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve e zë qarku i Durrësit me 19%, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Beratit me 13,2 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2023.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



