E njohur për shkak të thirrjeve anti-shqiptare, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, duket se ka prekur fundit e saj politik.
Pas ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Gjykata Penale ka konfirmuar dënimin me 6 vite burg për ish-ministren. Ajo është dënuar për dosjen “Tanku”, e cila duket se “mori në qafë” edhe mentorin e saj politik, Gruevskin.
Gjykata Penale e Shkupit dënoi gjithashtu me gjashtë vjet e gjysmë burg një tjetër të akuzuar, ish zëvendësministrin e brendshëm, Gjoko Popovski, dënimi i të cilit është shkurtuar tanimë me katër vite. Sipas raporteve, Gruevski i kishte kërkuar ministres Jankulloska t’i blinte një Mercedez që kushtonte më shumë se 580,000 eurosh, por kjo e fundit kishte urdhëror Popovskin të niste procedurën e tenderimit, duke favorizuar kompaninë “Mak Auto Star”. Ajo dhe ish-kryeministri po hetohen për shkak të të dhënave që u zbuluan për shkak të disa përgjimeve të paligjshme gjatë vitit 2015. Publikimi i këtyre përgjimeve, të cilat përmbajnë kaseta të regjistruara fshehurazi të bisedave zyrtare, zbuluan se ajo dhe Gruevski kishte orkestruar mbikëqyrjen ilegale të rreth 20.000 personave.
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoni u bë jashtëzakonisht e njohur për publikun si zyrtarja më raciste e qeverisë maqedonase kundër shqiptarëve, ndoshta më përjashtim të vetë Gruevskit. Gjithçka nisi pas përgjimet e të publikuara nga kryeministri Zoran Zaev, ku Gordana Jankullovska, dëgjohej duke thënë se shqiptarët e Maqedonisë mund të shfarosen brenda një ore. Përmes një bisede telefonike me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger, ish-ministrja ishte përgjuar duke deklaruar se maqedonasit nuk mund të bashkëjetonin me shqiptarët. “Duhet t’i pastrojmë… njëherë e përgjithmonë”, thoshte mes të tjerash Jankullovska.
Protuger e pyeste: “Nëse do të kemi luftë?”, kurse Jankullovska i përgjigjej se: “Nëse ne tregohemi të fuqishëm për një orë do t’i zhdukim të gjithë shqiptarët”. Jankullovka shkaktoi jo pak zemërim pas publikimit të përgjimeve ku i konsideronte shqiptarët “si e keqja më e madhe” dhe si “të ardhur nga mali”. Në tjetër bisedë Jankullovska bisedon ne ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski..”Duhet të bisedohet me BDI-në që shqiptarët të kapen për fyti e që të mos dalin në zgjedhje”, dëgjohet duke thënë Jankullovska.
Ajo është përgjuar gjithashtu edhe teksa fliste me ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijalkovin, duke treguar në atë kohë se shqiptarët në Maqedoni ishin qytetarët më të diskriminuar në Ballkan. Pak pas publikimit të këtyre përgjimeve, “New York Times” e cilësoi pushtetin e Gruevskit nacionalist, duke theksuar se ai po shkelte të drejtat njerëzore të shqiptarëve.
E lindur në 12 tetor të vitit 1975 në Ohër, Jankullovska si për ironi u diplomua në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Edhe më ironik ishte fakti se ish-ministrja përfundoi studimet për master në Universitetin Kentskiot të Britanisë së Madhe, ku mori çmimin për arritje të veçanta në fushën e së drejtës.
Më 27 gusht 2006. Jankullovska u emërua si Ministre e Brendshme e Maqedonisë në kabinetin qeveritar të Gruevskit, një post që e mbajti për 4 mandate radhazi deri në dorëheqjen e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.