Gazeta Si – Gjashtë persona janë vënë në pranga pas një aksioni të policisë kundër kultivimit të kanabisit.
Në fshatin Kashar 2, janë arrestuar Luan Sulaj, 44 vjeç, Ylli Sulaj, 47 vjeç, Xhevrije Sulaj, 69 vjeçe, Shqipe Sulaj, 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë.
Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe Lutfi Basha, 45 vjeç me detyrë faturist pranë OSHEE-së dhe Rifat Kuçi, 28 vjeç me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
U procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë një kontrolli në banesën e Xhevrije Sulajt policia ka evidentuar në katin e dytë dhe të tretë ambiente të përshtatura për kultivimin e drogës me anë të llambave.
Policia sekuestroi 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.