Lajme

“Gjaku nuk mund të bëhet ujë”, Meta nderon “Veteranët” me “Nderi i kombit”

Presidenti Ilir Meta dekoron shoqatën e “Veteranëve” me vlerësim me të lartë, duke i akorduar titullin “Nderi i Kombit”. “Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!”, shkruan presidenti me anë të një postimi në Facebook.
Në dekretin e nxjerrë theksohet se organizatës i akordohet kjo dekoratë me vlerësim “Për kontributin e pashembullt që ka dhënë e jep kjo organizatë në mbrojtjen e idealit të luftës për liri dhe transmetimit tek brezave e rinj, të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare”.

Dekreti i presidentit Meta për dhënien e titullit të lartë të Organizatësë Veteranëve. Gazeta “Si” 23 nëntor 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë