Nga Gazeta ‘Si’- Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken i është ndërprerë fjala gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin Atlantik.
Një grua me shami që ndodhej mes të pranishmëve në sallë u ngrit në këmbë duke e akuzuar Blinkenin “për gjenocid” ndaj popullit palestinez, dhe duke e quajtur atë “kriminel lufte”.
Sigurimi është detyruar të ndërhyjë që ta qetësojë situatën duke e nxjerrë jashtë zonjën në fjalë.
Do të njiheni si Blinkeni gjakatari, Sekretari i gjenocidit. I keni duart të lara me gjakun e qindra mijëra civilëve të pafajshëm”, tha gruaja.
Blinken ruajti qetësinë dhe ia ktheu duke e falënderuar për shprehjen e këndvështrimit të saj, e më pas i kërkoi që ajo ta lejojë të shpreh edhe ai këndvështrimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.