Media Galeri

Giselle, mbush plot (përsëri) sallën e TKOB

Giselle, historia e bukur e dashurisë, me fund tragjik, që për vite me radhë ka çuar peshë zemrat e spektatorëve në mbarë botën, mbushi përsëri sallën e TKOB-së.
Me muzikë të Adolphe Adam, sjellë nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e Renata Russo, trupa e baletit e TKOB u ngjit për tre net me radhë ne skenë, me sallën e tejmbushur nga spektatorët.
Për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin nga afër, TKOB ka publikuar në rrjetet sociale disa nga momentet kryesore të natës së parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë