Sport

Giannis dhe Shai Gilgeous dominojnë titullarët në “All-Star 2025”

Nga Gazeta Si- Veteranët LeBron James, Stephen Curry dhe Nikola Jokić u përzgjodhën mes 10 titullarëve për “2025 NBA All-Star Game”. Tre lojtarë ofensivë dhe dy mbrojtës nga çdo Konferencë u përzgjodhën për të luajtur në “Ndeshjen e Yjeve” në “Chase Center” të San Francisco-s.

Eventi do të zhvillohet nga 14 deri në 16 Shkurt mes 4 skuadrave që do të zhvillojnë një miniturne me 3 ndeshje. Vota e tifozëve u llogarit në 50%, ndërsa lojtarët (25%) dhe një panel mediatik (25%) plotësuan zgjedhjet e titullarëve. Sa ju përket lojtarëve rezervë ata do të shpallen në datën 30 Janar.

7 basketbollistë do të përfaqësojnë secilën nga Konferencat, 3 lojtarë ofensivë, dy mbrojtës dhe dy të tjerë për çdo pozicion. Për zgjedhjen e tyre do të votojnë trainerët aktualë në NBA. Pas shpalljes së tyre, 24 lojtarët do të ndahen në 3 skuadra me 8 lojtarë dhe do të emërtohen “Team Chuck”, “Team Shaq” dhe “Team Kenny” sipas 3 analistëve të NBA, Charles Barkley, Shaquille O’Neal dhe Kenny Smith. Skuadra e 4 do të jetë fituesja e sfidës që do të zvillohet mes debutuesve në NBA dhe atyre që luajnë sezonin e dytë në kampionat.

Titullarët në “Eastern Conference”:
Jaylen Brunson, New York Knicks
Karl-Anthony Towns, New York Knicks
Donovan Mitchell, Cleveland Cavaliers
Jayson Tatum, Boston Celtics
Giannis Antetokounmpo, Milwaukee Bucks

Titullarët në Western Conference:
Shai Gilgeous-Alexander, Oklahoma City Thunder
LeBron James, Los Angeles Lakers
Stephen Curry, Golden State Warriors
Kevin Durant, Phoenix Suns
Nikola Jokić, Denver Nuggets


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë