Antuan Grizman, sulmuesi i Barcelonës, zbriti në fushë ndaj Real Sociedad me një model të ri flokësh. Francezi mori gjithë vëmendjen me dy gërsheta, një “look” që nuk është vlerësuar aspak nga tifozët katalanas.
“Nuk i thotë kush këtij djali t’i lërë palaçollëqet dhe të përqendrohet te loja”, – shkrunte një tifoz. “Më mirë të vendosë një busull te këmbët”, – shkruante një tjetër. “Është një zgjedhje qesharake, dikush që e do, duhet t’ia thotë”, – ishte një tjetër koment.

Një tifoz ka postuar një kolazh fotosh me modelet e fokëve të Grizmanit, duke lënë të kuptohet se nuk është hera e parë që ai e bën këtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje