Drejtësia

“Gërdeci”, SPAK ankimon vendimin e GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediun

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka ankimuar këtë të hënë vendimin e GJKKO për pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e Gërdecit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe tashmë do të jetë Gjykata e Posaçme e Apelit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij.

Në shkurt të këtij viti, SPAK kërkoi rigjykimin e ish-ministrit Mediu, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë. m.v/abcneës.al

Gjykata e Lartë 2 muaj më parë shpalli moskompetencën për t’u shprehur lidhur me kërkesën e SPAK-ut për rihapje të dosjes për ish-ministrin dhe çështja i kaloi Gjykatës së Posaçme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë