Drejtësia

“Gërdeci”, në 27 korrik shqyrtohet kërkesa e SPAK për gjykimin e ish-ministrit Fatmir Mediu

Në 27 korrik, do të nisë shqyrtimi për gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me ngjarjen e Gerdecit në vitin 2008.

GJKKO ka caktuar këtë datë me kërkesë të SPAK-ut, ndërkohë që Gjykata e Lartë shpalli më herët moskompetencë për të nisur hetimet ndaj ish-ministrit.

Kështu, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do të shprehet në 27 korrik nëse duhet të mbetet i pushuar procesi ndaj Mediut, apo duhet të rihapet nëse ka prova të reja.

Gjykata e Lartë kishte vendosur të pushonte çështjen ndaj Mediut, pasi ai kishte imunitet dhe prokuroria nuk kishte marrë autorizim.

Por ndryshimet ligjore të vitit 2012 dhe 2017, kanë ndryshuar imunitetin parlamentar të të zgjedhurve, ndaj ndjekjeve penale, hetimit apo gjykimit të tyre.

Mediu u akuzua për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec. Një nga familjarët e viktimave, Zamira Durdaj, e cila humbi të birin, kallëzoi në SPAK ish-ministrin e Mbrojtjes.

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë të 109 të të tjerëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë