Gerard Depardieu, një nga aktorët më të njohur ndodhet në Shqipëri. Ai po qendron në Gjirokastër për xhirimet e një filmi. “Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të skenografisë gjithmonë e më të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin Gerard Depardieu ” shkruan ish ministrja e kulturës Mirela Kumbaro në Facebook.
Ajo tregon se aktori me famë botërorë ka ardhur në vendin tonë për filmin e regjisorit Kosovar, Arben Kastrati, pasi do të ketë rol kryesor. Në postimin e Kumbaros, bëhet me dije gjithashtu se filmi do të titullohet “Milosheviçi dhe unë”.

Në një intervistë të pak muajve të parë regjisori, ka bërë me dije se filmi është një bashkëprodhim me Francën ku do të marrin pjesë edhe aktorë të tjerë të njohur si: Alessandra Martines, Pamela Bowen, Nathalie Boyer, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli e të tjerë. Filmi i Kastratit do të na kthejë pas në vitin 2003 kur ishte periudha e pas luftës. Kastrati ka treguar se e gjithë ngjarja përqendrohet në pjesën kur një shqiptar nga Kosova takon Miloshecviçin, një ngjarje kjo e vërtetë e cila do të njihet tashmë nga të gjithë falë filmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




