Kosova

Geopost: Dikush nga manastiri i Banjskës tradhëtoi Vuçiçin

Nga Gazeta ‘Si’– Në një artikull të shkurtër, Geopost ka cituar një burim të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë që ka deklaruar se dikush nga Manastiri i Banjskës ka tradhtuar presidentin serb Aleksander Vuçiç.

“Dje dikush e tradhtoi presidentin Vuçiç dhe shërbimet e inteligjencës serbe do ta hetojnë këtë. 

Të paktën 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo dëmton shumë Vuçiçin dhe institucionet e Serbisë, serbët e Kosovës dhe pozitën e Serbisë në dialog”, ka cituar zyrtari duke ngritur pikëpyetjet nëse Serbia ishte në dijeni të kësaj ngjarje.

Megjithatë, Vuçiç në konferencën e mbrëmshme deklaroi se Serbia qendrore nuk ka fare lidhje me këtë situatë dhe se ishin serbët e revoltuar në veri nga regjimi i kryeministrit serb Albin Kurti ata që e kishin shkaktuar.

“Gjatë aksionit janë vrarë të paktën 3 serbë, për të cilët “Geopost” mëson se janë serbë të Kosovës, ndërsa 2 të tjerë janë kapur të gjallë. Presidenti i Serbisë Vuçiç në një konferencë për media i hutuar në mbrëmje ka fajësuar Albin Kurtin”, shkruan më tej artikulli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë