Trend

Gen Z kanë një shqetësim: çfarë të veshin për ‘Luftën e Tretë Botërore’

Pjesëtarët e Gjeneratës Z(12-27 vjeçarët) kanë nisur një trend të ri në rrjetet sociale...

Nga Gazeta ‘Si’– Përpara se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit të ndodhte, në rrjetet sociale shpërtheu një trend i ri: çfarë do veshim gjatë ‘Luftës së Tretë Botërore’.

Në TikTok, “kostumet e Luftës së Tretë Botërore” u bënë trend për ditë të tëra, me adoleshentë dhe të rinj që ndanin veshjet e kamuflazhuara që thonin me shaka se do të veshin në rast të një lufte botërore bërthamore. Argëtuese?

«Lufta e Parë të bën paksa nervoze», shkroi Avery, një influence, në mbishkrimin e një klipi që shfaqte gardërobën e saj të Luftës së Tretë Botërore, e cila përfshin një minifund kamuflazh dhe një xhaketë bomber.

Disa përdorues të TikTok që janë të rekrutuar në Ushtrinë Amerikane bënë shaka se ata tashmë e kishin zgjedhur veshjen e tyre të Luftës së Tretë Botërore, duke treguar gardorobat plot me uniforma ushtarake .

Ethan Hillis, 26 vjeç, tregoi pamjen e tij të mundshme të Luftës së Tretë Botërore në një video për të cilën u kujdes ta shkruante me mbishkrimin : “vetëm një mekanizëm përballimi”.

“Trendi ‘veshje gjatë Luftës së Tretë Botërore’ dukej si një mënyrë qesharake dhe moderne për të komentuar mbi gjendjen e botës”, tha Ethan Hillis.

“Veshja ime si në Luftën e Tretë Botërore është pak satirë dhe pak stil”, tha Hillis për HuffPost në një intervistë me email.

Të gjitha videot kanë kolonën zanore të këngës së Keshës të vitit 2010, “Blow”, gjë që vetëm sa i shton absurditetin.

@readlikeagoddess My coping mechanism 😂💔 #ww3 #foryou #foryoupage #outfitinspo #joke ♬ Blow – Ke$ha

Shumica e njerëzve bëjnë shaka në seksionet e komenteve të videove: “Ky brez është kaq joserioz. Më pëlqen shumë”, shkroi një person. Të tjerë e konsideruan këtë lloj humori të pakëndshëm.

Pjesëtarët e Gjeneratës Z(12-27 vjeçarët) me të cilët folëm thonë se e kuptojnë rëndësinë e asaj që po ndodh dhe nuk po përpiqen ta minimizojnë atë me videot e tyre.

«Shakatë vijnë nga një gjendje lodhjeje dhe vetëdije të vërtetë», tha Hillis. «Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa e sintonizuar është Gjenerata Z. E gjithë ironia dhe veshjet janë thjesht fasadë. Poshtë tyre fshihet frikë e vërtetë dhe kujdes i vërtetë».

Christina Spah, një 26-vjeçare që postoi një video të kostumeve të saj të Luftës së Tretë Botërore i sheh shakatë si një mekanizëm përballimi.

«Si bashkëshorte ushtarake dhe nënë shtëpiake, nuk kam shumë kohë për të qarë ose për t’u futur në panik në kohë të vështira. Më duhet ta mbaj kokën lart dhe të pretendoj se gjithçka është në rregull derisa t’i vë vajzat e mia në gjumë natën», tha ajo.

Gjenerata Z është mësuar të përdorë humorin e zi për të kapërcyer kohë të vështira

Ka pak gjëra që Gjenerata Z — nuk do t’i shndërrojë në meme. Në mediat sociale, gjithçka, nga anija Titan në vitin 2023, te sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe vdekjet dhe vetëvrasjet e të famshmëve — është trajtuar si meme.

Ata nuk kanë përjetuar sulme terroriste të krahasueshme, por Gjenerata Z ka kaluar shumë gjëra vetë: Një pandemi dhe izolim, Recesionin e Madh për më të rriturit, të shtënat në shkolla dhe stërvitjet pasuese me të shtëna aktive, protestat kundër brutalitetit policor dhe polarizimit politik.

“Joserioziteti” i supozuar i Gjeneratës Z në mediat sociale mund të jetë në fakt një përgjigje e thellë ndaj ekspozimit kronik ndaj ciklit të lajmeve, tha Rana Bull, një terapiste që punon kryesisht me Gjeneratën Z.

“Ata kanë përjetuar një rrjedhë të vazhdueshme traumash të dorës së dytë përmes mediave sociale”, tha Bull. Kjo na prek të gjithëve, por Gjenerata Z e përjetoi atë në vitet e tyre formuese.

Trauma e dorës së dytë, ose ekspozimi indirekt ndaj ngjarjeve shqetësuese, mund t’i bëjë njerëzit të pandjeshëm me kalimin e kohës, veçanërisht kur përjetohet në mënyrë të përsëritur dhe pa zgjidhje, tha ajo.

 “Për Gjeneratën Z, kjo ka rezultuar në një lloj kalloje emocionale; ata rrallë habiten nga lajmet negative sepse, për ta, nuk është diçka e rrallë – është normë”, tha Rana Bull.

Ekziston gjithashtu një shpjegim neurologjik pse Gjenerata Z mund të duket e shkëputur. Sistemi i trurit ndaj kërcënimit aktivizohet ndryshe kur një stresor përjetohet drejtpërdrejt kundrejt atij indirekt, shpjegoi Bull.

Mediat sociale krijojnë një shtresë distance emocionale – atë që psikologët e quajnë distancim psikologjik – gjë që e bën më të lehtë ndarjen e asaj që po shohin.

“Humori, ironia dhe absurditeti bëhen mjete përballimi që i ndihmojnë ata të rifitojnë një ndjenjë kontrolli ose të zvogëlojnë mbingarkesën emocionale”, tha ajo.

Të bësh shaka, ndoshta idiote, rreth çështjeve gjeopolitike, të pakuptueshme, është një traditë e gjatë; merrni parasysh se si Charlie Chaplin përdori satirën për të adresuar kërcënimin që po vinte nga Adolf Hitleri në veprën “Diktatori i Madh” në vitin 1940.

 “Humori mund të ofrojë një perspektivë më pozitive, por gjithashtu mund të bëhet një mekanizëm mbrojtës për të mbrojtur veten nga realitetet e ashpra.”

Burimi: Huffington Post/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë