Atletike

Gega sot në pistë, në kërkim të finales në Botërorin e Oregonit

Gazeta Si – Luiza Gega do të zbresë sot sërish në pistë. Këtë herë në Botërorin e Atletikës, që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara ta Amerikës.

Atletja shqiptare do të garojë sot në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa, që është edhe specialiteti i saj. Forma sportive e Luiza Gegës është shumë e mirë. Ajo vjen pas rekordit kombëtar dhe medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare të disa ditëve më parë.

Luiza Gega feston me flamur triumfin ne Lojerat Mesdhetare. Gazeta Si, 16 korrik 2022

Do të jetë e vështirë për Gegën, pasi është një kampionat botëror, ku marrin pjesë sportistet më të mira të planetit. Megjithatë, atletja jonë është optimiste.

Gara zhvillohet në mbrëmje, në orën 17:35. Gega shpreson shumë që të kalojë në finalet e Botërorit, ashtu siç ka bërë më parë në 2019-ën në Doha të Katarit, ku zuri vendin e 9-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë