Mendim

Gazsjellësi që mund të përdoret si mjet spiunazhi kundër NATO-s

Ndërtimi i një gazsjellësi nga brigjet ruse në Gjermani ka vënë në alarm shumë nga vendet e Europës Juglindore, mes frikës së tubacioni mund të përdoret ndër të tjera edhe për qëllimeve spiunazhi.

Gjatë Forumit Europian të Sigurisë, të mbajtur në  Varshavës më 24 tetor, Polonia, Estonia, Letonia, Ukraina dhe Lituania e cilësuan tubacionin e gazsjellësit Nord Stream 2, projekt i  Gazprom, si një kërcënim ekzistencial për BE-në dhe NATO-n. Me nisjen e ndërtimin e tij tre vjet më parë, tubacioni  ka përkeqësuar ndjeshëm marrëdhëniet e Gjermanisë dhe Polonisë. Ndërkohë që BE-ja është e hutuar nga këmbëngulja e Berlinit për të ecur përpara, Varshava nuk lëshon pe pasi thotë se gazsjellësi përbën rrezik për kontinentin europian.

Tubacioni nën Detin Baltik, i udhëhequr nga Gazpromi rus, pritet të përfundojë në vitin 2020 dhe ka një kosto prej 10 miliardë eurosh. Kur të ndërtohet plotësisht, ai do të furnizojë me 55 miliardë metra kub gaz rus në vit Gjermaninë, duke anashkaluar Poloninë dhe Ukrainën, dy shtete që kundërshtojnë fuqishëm tubacionin. Nord Stream 2” do të mundësojë transportin e gazit natyror nga Rusia Lindore në Gjermaninë Veriore, për t’u shpërndarë më pas edhe në Europën Perëndimore. Ai do të jetë më shumë se 1,200 kilometra i gjatë dhe do të kalojë kryesisht nën Detin Baltik, përgjatë tubacionit ekzistues të “Nord Stream 1”(prandaj mori emrin Nord Stream 2.)

Harta e Nord Stream 2

Varshava e sheh “Nord Stream 2” si një kërcënim për sigurinë e energjisë në Europë. Autoritetet polake duan të sigurohen që dega e dytë e tubacionit, e cila është aktualisht në ndërtim e sipër, të jetë në përputhje me ligjet e BE-së.  Ministri i jashtëm polak Jacek Czaputowicz paralajmëroi për implikime më të gjera gjeopolitike në rast se projekti prek brigjet gjermane.

“Nëse çohet deri në fund, gazsjellësi mund të bëhet një mjet politik në duart e Moskës.  Ai i jep Rusisë një pretekst për patrullimin e të gjithë Detit Baltik dhe mund të përdoret gjithashtu për të dërguar informacione. Nord Stream 2 e ka këtë dimension ushtarak", tha Czaputowicz.

Przemysłaë Żurawski vel Grajewski, një studiues në Universitetin e Lodzit, thotë për “Euroactiv” se gazjellësi mund të përdoret edhe për zbulimin dhe përgjimin e objekteve në lëvizje. "Fibra optike përgjatë tubacionit mund të jetë një mjet i shkëlqyer për përgjimin e anijeve detare në Detin Baltik dhe do të përbënte një goditje të rëndë kundër sigurisë në Europën Lindore", tha ai.

Ndërkohë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë kundër Nord Stream 2, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushtarake të Europës. “Tubacioni që do të lidhë Rusinë dhe Gjermaninë do ta lejonte Moskën të vendoste teknologji të reja përgjimi dhe monitorimi në Detin Baltik”, tha më 17 maj një zyrtar i lartë amerikan. “Për më tepër, aktivitetet e Marinës Ruse në detin Balltik mund të vazhdojnë të rriten nën pretekstin e mbrojtjes së tubacionit ,një frikë që rritet dita-ditës për shkak të qëllimit të Moskës për të dominuar Detin e Zi dhe Detin Azov”, shton ai.

Tubacionit e Nord Stream 2 në Finlandë

Të ardhurat e Ukrainës nga kalimi i gazsjellësve rus përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit të përgjithshëm ushtarak. Nëse tubacionet nuk kalojnë më përmes Ukrainës, Rusia mund të rriste influencën e saj në vend duke ndalur tërësisht furnizimi e Ukrainës me gaz”, paralajmëroi deputetja ukrainase Hanna Hopko, kryetarja e Komitetit për Punët e Jashtme. “Ndërtimi i këtij tubacionit është sikur të ushqesh bishën" shton ajo.

Por ky debati prek në radhë të parë NATO-n.

“Përgjatë viteve të fundit, gazi është kthyer në armën kryesore të Moskës”, deklaroi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, në një bisedë me gazetarët gjatë Forumit të Sigurisë së Varshavës. "Rusia përçan aty ku mundet pasi e di se ky projekt do ta ndihmojë të infiltrohet brenda Bashkimit Europian dhe transatlantik," tha ai.

Gjatë një samitit të mbajtur në Brukselit në korrik të këtij viti, Presidenti Donald Trump e quajti Gjermaninë  një "peng të Rusisë" për shkak të varësisë së saj nga gazi rus. "I vetmi vend që mund ta ndalë këtë projekt është vetë Gjermania," u tha Rasmussen gazetarëve.  

Tensionet midis Varshavës dhe Berlinit mbi tubacionin dolën edhe më shumë në pah më 23 tetor, kur presidenti polak Andrzej Duda zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani. Pas takimit me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, Duda bëri thirrje edhe një herë për ndalimin e Nord Stream 2, duke thënë se tubacioni shkatërron “ekuilibrin energjetik" të të gjithë rajonit dhe rrit dominimin e një furnizuesi të vetëm. Duda njoftoi gjithashtu se Amerika kishte hedhur në tryezë një ofertë për të furnizuar me gaz natyral Europën. Polonia po ndërton aktualisht një tjetër tubacion në Detin Baltik, i cili transporton gaz të lëngshëm nga Katari, Norvegjia dhe SHBA.

Vendet si Polonia dhe Ukraina kanë frikë se Rusia mund të diversifikojë rrugët e saj të gazit në Europë për ta shfrytëzuar më pas për arsye politike. Në qershor të vitit 2014, mes kaosit mbi aneksimin e Krimesë, Rusia ndaloi furnizimet me gaz në Ukrainë për javë, në përpjekje për të shantazhuar Kievin. Presioni europian ndaj Rusisë ndihmoi në zgjidhjen eventuale të konfliktit, pasi shtetet e fuqishme anëtare në Europën Perëndimore u shqetësuan se ndërprerja e furnizimit mund të ketë efekte të forta në të gjithë kontinentin.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel 

Tradhti nga Gjermania?

Berlin ka argumentuar vazhdimisht se Nord Stream 2 nuk ka motive politike. "Vendimi për të blerë gaz është një vendim biznesi, jo politik" tha Steinmeier pas takimit me homologun e tij polak këtë javë. Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka treguar ndonjë gatishmëri për të ndalur projektin, duke pranuar se tubacioni nuk kishte vetëm rëndësi ekonomike, por edhe politike. Ndërkohë, paraardhësi i saj, Gerhard Schroeder tha se kishte miratuar tubacionin në det të hapur midis Rusisë dhe Gjermanisë për të ulur kostot e energjisë dhe për të krijuar një rrugë të besueshme furnizimi. Por vitet që do të vinin do të ngrinin një sërë dyshimesh, pasi asnjë nga argumentet zyrtare nuk shpjegonte plotësisht procesin e vendimmarrjes nga ana e Berlinit, i cili nënshkroi me ngut marrëveshjen për tubacionin. “Nord Stream 2” .

Por pas kundërshtimit të Uashingtonit, Merkel ka vendosur gjithashtu të rrisë importet e gazit  të lëngshëm nga SHBA-ja në Gjermani.  “SHBA-ja mund të vendosë sanksione kundër pjesëmarrësve të Nord Stream 2”, thotë Peter Beyer, një këshilltar i kancelares Angela Merkel mbi politikën transatlantike. “Për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin, qeveria gjermane synon të mbështesë ndërtimin e një terminali në brigjet gjermane, për të rritur gazin që importohet nga SHBA.

Për momentin Trump ka dorëzuar pesë projekt-sanksione në Kongresin e Amerikan kundër të gjitha kompanive gjermane dhe shteteve të tjera anëtare të BE të përfshira në gazjellësin “Nord Stream 2”.

Dyshimet janë rritur edhe më shumë për shkak të ngurrimit të Danimarkës për të dhënë miratimin e saj për tubacionin. Gjermania, Suedia dhe Finlanda kanë dhënë tashmë miratimin e tyre, por danezët duan të rishikojnë projektin në nivel pan-evropian, për shkak të ndikimit të tij në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë