Rend dhe Ligj

Gazetari që hetoi Habilajt: Vlora, e pëlqyer nga mafia italiane për investime

Dario De Luca/ Reppublica – Një vijë e detit Adriatik e ndan Italinë nga toka e shqipeve dykrenore. Më pas se dhjetë orë udhëtim me anije, drejt një porti që përfaqëson hyrjen kryesore në Juglindje të Europës së vjetër.  Durrësi, qendra e dytë e Shqipërisë, dhe me vështrimin e kthyes pas, kufiri i fundit drejt brigjeve të Pulias.Një qytet plot jetë dhe 36 kilometra nga kryeqyteti, Tirana, në një shtet që synon të hyjë në Bashkimin Europian pavarësisht problemeve të mëdha të lidhura me trafikun e drogës, i barasvlershëm me një të katërtën e prodhimin të brendshëm bruto, dhe një sistem gjyqësor dhe politik i njollosur me një korrupsion të shfrenuar.

Pazaret e drogës – kokainë, marijuanë, hashash, heroinë, armë – nga këto anë kalojnë thuajse ekskluzivisht përmes detit. Ndonjëherë, por rreziqet janë më të mëdha, tentohet dalja duke kaluar nga kufijtë e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës. Hetimet  e viteve të fundit kanë treguar, qartë, sesi rruga ballkanike është bërë një nyjë kryesore për të mbushur Europën me lëndë narkotike. Dhe në hartën e tyre të zhvendosjeve, kartelet vendase kanë një fazë të ndërmjetme të konsoliduar në Itali, në zonën e Garganos. Zotërinjtë shqiptarë të drogës, mes të dyshuarve dhe të dënuarve, në vitet e fundit mbajnë emrat Kelmend Balilit, Alket Hatisë, Moisi Habilajt  dhe Dhimitër e Xhevahir Potit.

Gazetari italian Dario de Luca 

Për të bërë ujdi me ta, mafia italiane janë lidhur me një rrjet sekserësh të specializuar që veprojnë në nivel ndërkombëtar. Ai i Durrësit, menaxhuar nga holdingu metalurgjik turk, Kurum, me një koncesion prej 35 vitesh, është porti kryesor i Shqipërisë. Me një pozicion strategjik në bregun perëndimor, është i organizuar me 28 porta, ndër të cilat 12 i rezervohen mjeteve të rëndë. Qindra kontejnerë me ngjyra janë gati çdo ditë për t’u nisur drejt Italsië dhe shpesh ngarkesa e tyre përbëhet edhe nga marijuanë dhe kokainë e përzier me produkte të ligjshme.

Sekuestroja e fundit, me dobi për të kuptuar rrjedhën e pazareve që kalojnë nga shkalla detare, i takon muajit maj. Brenda kontejnerit, që vinte nga Kolumbia dhe zyrtarisht i destinuar transportit të frutave ekzotike,  u zbuluan më shumë se 600 kilogramë kokainë e pastër me një vlerë afro 200 milionë eurosh. Sekuestroja më e madhe e kryer ndonjëherë. Disa muaj më herët, në pranga kishin përfunduar 18 doganierë, dhe mes tyre, edhe shefi i policisë  së portit.  Në Durrës , klanet kanë një vëmendje të veçantë për trafikun e heroinës që vjen nga Turqia dhe Afganistani. Nuk bëhet fjalë vetëm për grupe vendase: këtu shënojnë praninë e tyre edhe ata që vijnë nga qarku i Tiranës, Fierit, Beratit dhe Tepelenës.

Porti i Durrësit

Nyja e vërtetë, që nuk i përket vetëm Durrësit por të gjithë porteve të Europës, është ajo e kontrolleve. Jo të gjithë kontejnerët inspektohen siç duhet. Përmbajtja e tyre duhet të mbërrijë në destinacion në kohë dhe një ngadalësi e tepruar, që vjen nga inspektimet do të krijonte një radhë anijesh në pritje.E megjithatë, ekziston një alternativë, edhe kjo e kolauduar mirë, në të cilën hyn në lojë një zonë detare pak më në jug të Durrësit.

Bëhet fjalë për Vlorën, kur përballë kontejnerëve parapëlqehen gomonet dhe peshkarexhat. Ngarkesa më të vogla, por kohët e pritjes të reduktuara për nisjet. Qyteti është mes më të pëlqyerve për investimet e mafies italiane në sektorin e restoranteve dhe kumarit. Dhe, mund të jetë rastësi, por këtu janë kapur, bosi i Sacra Corona Unita Albino Prudentino  dhe ai i  ‘Ndrangheta’-s  Giuseppe Simonelli.Ndërsa klanet puljezë prej vitesh i pastrojnë  paratë në Shqipëri, praktikë e cila nuk ka nevojë për kujdes të veçantë në një shtet ku kontrollet paraprake  ndaj shoqërive aksionere dhe investitorëve nuk kanë një strukturë të krahasueshme me atë italiane.

Porti i Vlorës

Deri këtu, receta parashikon një logjistikë efikase dhe një rrjet të shtrirë kontaktesh ndërkombëtare, por asi i vërtetë që u lejon trafikantëve shqiptarë t’i bëjnë pazaret e tyre është marrëveshja e fshehtë me policinë dhe zyrtarët publikë. Vetëm më 2017-ën kanë qenë 110 raste të personazhe që u përkasin institucioneve të akuzuara për marrëveshje të fshehta dhe padi të harruara. Hijet shpesh zgjerohen edhe në katet e lartë të politikës. Emblematik është rasti i deputetit socialist dhe ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Përfunduar nën hetim për lidhjet e tij të përfolura me trafikun e drogës vetëm pas arrestimit në Itali të të afërmit të tij, Moisi Habilaj,  edhe ai prej kohësh i kërkuar nga gjyqtarët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Vlorën, kur përballë kontejnerëve parapëlqehen gomonet dhe peshkarexhat. Ngarkesa më të vogla, por kohët e pritjes të reduktuara për nisjet. Qyteti është mes më të pëlqyerve për investimet e mafies italiane në sektorin e restoranteve dhe kumarit.

Pak kishin hyrë në punë dyshimet e hedhura nga opozita dhe nga një punonjës policie, Dritan Zagani, më pas i detyruar të largohet drejt Zvicrës. “Ishte e vështirë të hetoje mbi Habilajt, sepse i dinim marrëdhëniet e tyre me policinë. Pas arrestimit të tij, duke pasur parasysh disa prova, dokumente të furnizuara nga prokuroria e Katanias dhe duke marrë parasysh se Habilaj lëvizte lirshëm në Shqipëri, hetuam Tahirin sepse dyshohej se i përkiste kësaj strukture.” Ai që flet për herë të parë është Besim Hajdarmataj, prokuror që bën pjesë në grupin që heton mbi ish-ministrin shqiptar. “Pas aksionit të Lazaratit (fshati në të cilën regjistrohej prodhimi më i madh i kanabisit në të gjithë Shqipërinë) kultivimet u shtrinë duke përfshirë të gjithë territorin.” Një emergjencë, që zor mund të përmbahet, pavarësisht rezultateve të trumbetuara nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Më 2017-ën, duke iu referuar të dhënave zyrtare, për Shqipërinë do të ishte viti më i mirë përballë trafikut të lëndëve narkotike me 67 mijë bimë marijuane të asgjësuara nga kultivimet e përhapura nga veriu në jug. Shifra inkurajues për zëvendësministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.  Me fazat e ardhshme të angazhimeve të qeverisë socialiste tashmë të caktuara: “Po punojmë për të miratuar në parlament një ligj të veçantë që u lejon t’u nënshtrohen verifikimit i gjithë personali i forcave të rendit. Ky proces do të shërbejë për të larguar të gjithë ata subjekte të korruptuar apo të paaftë dhe do të jetë i dobishëm, për më tepër,  të promovojë të gjithë zyrtarët e ndershëm.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë