Sport

Gati për Olimpiadën dimërore – Mbretëresha Shiffrin fitoi ‘Globin’ e 9-të në Slalom

Nga Gazeta “Si” – Mikaela Shiffrin (SHBA/Atomic) po garon në një “planet” tjetër krahasuar me rivalet në Slalomin për femra.

Në Spindleruv Mlyn të Çekisë, ajo siguroi të rradhës “Glob të Kristaltë” në Kupën e Botës.

Shiffrin ka 108 fitore në karrierë në Kupën e Botës. Asaj i mjaftonte vetëm vendi i shtatë për ta fituar “Globin” për herë të 9-të në karrierën e saj.

Këtë sezon ajo ka 7-të fitore dhe një vend të 2-të në Slalom: beteja e radhës në kalendar tani është për medaljen e Artë në Lojërat Olimpike dimërore “Milano-Cortina 2026”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë