Gazeta Si – Janë shitur 2.95 milionë bileta për Kupën e Botës në Katar. Lajmi konfirmohet nga FIFA, që bën me dije gjithashtu se turneu duhet të arkëtojë shifrën rekord prej 7.2 miliardë eurosh.
Bëhet fjalë për të ardhura të gjeneruara në 4 vjet nga Federata Ndërkombëtare, që e kalojnë me 1 miliard vlerësimin fillestar. Presidenti Xhani Infantino u shfaq entuziast para 211 pjesëtarëve të FIFA-s për arritjen e shifrave të tilla, pavarësisht Covid-it dhe krizave të ndryshme në botë.

Katari ka shitur më shumë bileta se Rusia. Në Botërorin e 2018-ës u shitën 2.4 milionë bileta. Tifozët e Katarit, Arabisë Saudite, SHBA-ve, Meksikës, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, Argjentinës, Francës, Indisë dhe Brazilit janë ata që kanë blerë numrin më të madh të biletave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



