Lajme

Garon për bashkinë, KQZ zëvendëson deputetin e Gjirokastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, të Qarkut Gjirokastër, znj. Artemis Kosta Dralo (Malo).
Emri i kandidates Kosta vjen si rrjedhojë e dorëheqjes së deputetit Flamur Hoxha, i cili do të garojë për kryetar bashkie në Gjirokastër në zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga Partia Socialiste janë dorëhequr edhe deputetët Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Ilir Xhakolli dhe Nuri Belba, për shkak të kandidaturave për kryetar bashkie dhe janë zëvendësuar me katër emra të rinj: Ardiana Jaku, Eljo Hysko, Ardit Konomi, Florenc Spaho.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë