Politike

Garo: PD nuk njeh marrëveshjen për projektin turistik të Portit të Durrësit  

Partia Demokratike njoftoi përmes një deklaratë zyrtare të përcjellë nga zëdhënësja Floriana Garo, se nuk do të njohë marrëveshjen  e zhvillimit për projektin turistik të Portit të Durrësit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed El Alabbar.

“Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeministri në ikje dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie.

Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë.

Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE.

Përgjigja e Komisionerit Varlehy ndaj kërkesës së 21 deputetëve ka qenë e qartë: anulim i grantit të BE dedikuat Portit të Durrësit.

Ky është konteksti i izolimit në të cilin Edi Rama i kryen veprimet e tij. Ai nuk ka mbështetje as për portin, as për amnistinë fiskale, as për pasaportat e arta”, tha Garo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë