Çdo vit më 14 shkurt, njerëz nga e gjithë bota festojnë Ditën e Shën Valentinit. Me origjinë nga celebrimi i kishës së krishterë të Shën Valentinit, festa është një kohë për romancë, dashuri dhe ekzaminim të saktësisë së harkut dhe shigjetës së kupidit.
Tradicionalisht, disa çifte blejnë trëndafila, çokollata, një kartolinë ose madje shijojnë një vakt romantik. Të tjerë e shprehin ndjenjën e tyre në mënyra shumë më të çuditshme, nga metodat radikale të propozimit deri te konkurset e plota të puthjeve. Këtu janë disa nga mënyrat e pazakonta se si njerëzit e përkujtojnë Ditën e Shën Valentinit në të gjithë globin.
Gara vjetore e puthjeve në Serbi
Në Serbi, çdo vit zhvillohet një garë e puthjes më të gjatë për të shënuar ditën e Shën Valentinit.

Ka shumë peshq në det në dasmat nënujore të Tajlandës
Që nga fillimi i vitit 1996, provinca e Trang, në Tajlandë u njoh globalisht për ngjarjen e saj të famshme “Dasma nënujore”, e cila përkon me ditën më romantike të vitit, 14 Shkurtin.

Luga e drunjtë e Uellsit daton me shekuj
Në ishullin Llanddwyn pranë brigjeve të Uellsit, nëse doni të joshni dikë, nuk i jepni të dashurit tuaj çokollata, lule apo bizhuteri; ju jepni atyre një ‘lugë dashurie’. Sipas folklorit të Uellsit, këto lugë të gdhendura me zbukurime janë bërë tradicionalisht nga të rinjtë si shenjë dashurie për partnerët e tyre, një traditë që daton që nga shekulli i 17-të. Në Uells, ata kanë versionin e tyre të Ditës së Shën Valentinit të quajtur Dita e Shën Dwynwen e cila festohet më 25 janar.

Letrat misterioze të dashurisë së Danimarkës
Një nga mënyrat më të mëdha për të festuar Ditën e Shën Valentinit në Danimarkë është shkëmbimi i një karte sekrete të të dashuruarve, e njohur ndryshe si “gaekkebrev”, që përkthehet lirshëm në “letër shaka”. Këto karta shpesh përmbajnë një poezi qesharake dashurie dhe shkruhen në një copë letre të prerë posaçërisht.

Disa dashuri mund të jenë… shtazarake!
Më 14 shkurt, shumë kopshte zoologjike anembanë botës i trajtojnë kafshët e tyre me ushqime me tematikë romantike – si kopshti zoologjik i Londrës, i cili vitin e kaluar ushqeu majmunët e tyre të dashur me qese zemre të varura, të mbushura me krimba.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



