Lajme

Gara për SPAK, skualifikohen tre kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar nga gara për SPAK 3 kandidatë për prokurorë. Ata janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino.
Skualifikimi i 3 kandidatëve për SPAK u bë sepse nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë, vijon gara për 25 kandidatët e tjerë. KLP miratoi unanimisht listën me 25 kandidatë për SPAK, sepse ata plotësojë kushtet paraprake.
Lista, e cila mori dritën jeshile nga Këshilli i Lartë Prokurorisë për 25 kandidatët për SPAK do t’i dorëzohet tashmë Komisionit të Posaçëm të Apelimit.
SPAK-u së bashku me Gjykatën Speciale konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë