Gazeta Si – Ka nisur këtë të martë faza e intervistimit për kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Procesi po mbahet nga komisioni në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, të cilët më herët kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.
Në total, për postin e kryepolicit kanë aplikuar 16 persona, ndërsa dy kandidatura nga jashtë radhëve të Policia e Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, janë skualifikuar pas verifikimit paraprak.
Pas përfundimit të intervistave, kandidatët do të renditen sipas pikëzimit nga më i vlerësuari tek më i dobëti. Brenda 48 orëve, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, pritet të propozojë një emër për emërim në Këshilli i Ministrave.
Megjithatë, ligji parashikon që përzgjedhja nuk është domosdoshmërisht e lidhur me kandidatin e renditur të parin.
Në garë janë përfshirë emra të njohur të strukturave policore, përfshirë drejtues aktualë dhe ish-drejtues të rëndësishëm, si Tonin Vocaj, Skënder Hitaj, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Saimir Boshnjaku, si dhe drejtues të qarqeve si Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi. Po ashtu, pjesë e garës janë edhe emra nga Akademia e Sigurisë dhe strukturat kufitare.
Posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit mbeti vakant pas dorëheqjes së Ilir Proda, ndërsa aktualisht detyrën e mban i komanduar Sokol Bizhga.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje