Rend dhe Ligj

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Gazeta Si - Pesë ditë pas përfundimit të garës për përzgjedhjen e kreut të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka deklaruar se do i propozojë këtë të hënë kryeministrit Rama dhe Këshillit të Ministrave emrin e drejtorit të ri.

Në një deklaratë për mediat, Hoxha ka theksuar se Ministria e Brendshme do të publikojë sot renditjen e kandidatëve për Drejtorin e Policisë në faqen zyrtare të saj.

Në një deklaratë për mediat, teksa foli për procesin, Hoxha shpjegoi se emrat e kandidatëve do publikohen sipas pikëzimit.

“Ky proces ishte shumë konkurrues në bazë të meritave dhe të integritetit, i monitoruar nga 2 misionet që asistojnë Policinë e Shtetit. Sot, Ministria e Brendshme do të publikojë renditjen në faqen e saj zyrtare dhe unë do i përcjell Kryeministrit, Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm”, - tha Hoxha.

Sipas burimeve, për shkak të agjendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht.

Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuan 15 kandidatë, por 4 prej tyre, konkretisht: Shemsi Premçi, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri për patsërtinë e figurës.

KANDIDATËT

* Adriatik Tafçiu

* Altin Mena

* Ardian Çipa

* Gentjan Shehaj

* Idajet Faskaj

* Ilir Proda

* Lutfi Minxhozi

* Neritan Nallbati

* Pëllumb Seferi

* Rebani Jaupi

* Skënder Hita


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë