Lajme

Gara për BKH, 4 kandidatë përzgjidhen për fazën finale

Nga 8 kandidatët që ishin në garë për kryetarin e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë përzgjedhur vetëm 4 për në fazën finale.

Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj pas intervistimeve të sotme dhe të djeshme janë zyrtarisht edhe kandidatët e mbetur në garë për kreun e BKH.

Nga gara janë skualifikuar Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnika,j të cilët duket se janë vlerësuar më pak pas intervistimeve nga komisioni me anëtarët Arben Kraja, i cili është dhe kreu i SPAK, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë