Menaxhim

“Gafat” e eksporteve të peshkut shqiptar me Iranin

Shifrat zyrtare të eksportit të peshkut nga Shqipëria kanë çuditur edhe ata që i hedhin dhe i kalkulojnë të dhënat. Është një kakofoni zyrtare aq e pashpresë sa askush nuk di të jap përgjigje.

Rasti u shfaq kur në një lajm i kohëve të fundit, e konsultuar me të dhënat zyrtare nga INSTAT, Gazetasi.al shkruajti se Irani është vendi ku Shqipëria eksporton më shumë peshk, këto 10 vitet e fundit. Vetëm për vitin 2020, pothuajse 450 milionë lekë peshk nga Shqipëria u eksportuan drejt këtij vendi.

Shifra për t’u vënë në dyshim

Për të mësuar se pse Irani është shfaqur në hartën e eksporteve shqiptare Gazetasi.al i’u drejtua zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë, për të kuptuar sa më shumë konjukturat e tregjeve dhe për të marrë sa më shumë informacion që nesër mund të ndihmojë sipërmarrësit që duan të investojnë në industrinë e peshkimit.

Por këtu nis problem. Ministria e Bujqësisë tha ata nuk kanë një informacion të tillë dhe se shifrat që MBZHR-ja posedon nuk e tregon Iranin si destinacion të peshkut që tregtohet jashtë shtetit shqiptar.

Ministria nuk e di pse Instituti i Statistikave nxjerr Iranin duke hamendësuar se ndoshta website-i i INSTAT ka ndonjë problem teknik.

Përfaqësuesit e INSTAT dhe punonjësit e databazës së të dhënave atje, mohuan një gjë të tillë për Gazetasi.al duke thënë se statistikat janë në rregull dhe të përllogaritura njësoj, në cilëndo metodë të zgjidhet shfaqja e tyre.

INSTAT është institucioni zyrtar që përfaqëson shifrat zyrtare të Shtetit që megjithatë burimin e të dhënave e merr nga institucionet dhe agjencitë qeveritare siç në këtë rast është Ministria e Bujqësisë. Teknikisht mund të ketë gabime edhe pse askush nuk e pranon këtë, dhe jo më ta rregullojë. Tani në rastin më të keq kemi dy shfifra dhe asnjë të vërtetë ose në rastin më të mirë dy të vërteta dhe asnjë shifër më. Por a mund të ndodhë kjo?

Pak kohë më parë, kryeministri Rama duke promovuar peshkimin bëri thirrje për më shumë punësim dhe investime në këtë sektor që ka leverdi.

Por a mundet kush të investojë në këtë sektor kur zyrtartisht askush nuk mundet të japë të paktën një shifër të saktë, mbi një të dhënë kaq bazike?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë