Ana e errët

Gabimi fatal i hajdutit duhanpirës dhe me maskë anticovid

Policia thotë se janë shtuar hajdutët e konsumit: janë të rinj që vjedhin për shpenzime, duke nisur nga paratë për drogë, për veshje, për ushqim, duhan dhe telefona.

Keni parë rrugëve që  njerëz me maska anticovid që edhe pse shumica e shqiptarëve nuk i mbajnë më, ata janë stoik. Policia thotë se mes tyre ka mjaft : hajdutë..

Që shumë autorë po përdorin maska ati covid për mos  t’u identifikuar, jo vetëm që nuk është më lajm , por për policinë është kthyer në një nga trendet që lidhet drejtpërdrejt me pandeminë  thonë burimet e gazetës “Si”.

I raportuar, nga gazeta “Si”,  që në krye të herës si një nga fenomenet e kriminalitetit gjatë pandemisë , për policinë kjo mënyrë të vepruari  e kriminelëve solli edhe masa shtesë që bazohen në kërkimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e autorëve.

Por edhe për qytetarët , masat  nga hajdutët me maska janë shtuar po ashtu.

Në një nga ngjarjet e raportuara nga komisariati nr. 3 flitet për një shtetas me inicialet L.Xh i cili vendosi që të montonte kamera sigurie , ndonëse biznesi I tij është modest dhe me të ardhura të pakta.

“ Shes paketa cigaresh dhe  produkte në rrugë”- e nis denoncimin  53 vjeçari , që sipas burimeve pranë komisariatit numër 3 pavarësisht masave shtesë ai u vodh me “ sukses”. Kioska e këtij shtetasi gjendet në afërsi të një shkolle , në Laprakë.

 “ Më mori firma me të cilën e kam siguruar kioskën dhe më njoftoi se kishte rënë alarmi. U afrova menjëherë dhe pashë se kioska ishte thyer dhe dera dhe dritarja e kësaj kioske  nga ana e trotuarit ishin të dëmtuara”

Denoncuesi i tregoi policisë se së pari teksa priste të mbërrinte policia, nisi inventarin. “ Aty mungonin të gjitha paketat e cigarave   dhe vlerësoj se gjithsej hajduti duhanpirës ka marrë paketa që në total kushtojnë  23 mijë lekë të reja”- i tha policisë  L.Xh.

Po rai vetë nuk ka qëndruar duarlidhur. L.XH i  ka kërkuar kompanisë pamjet e sigurisë me shpresën se përmes tyre do ta identifikonte hajdutin që pi duhan dhe do tja jepte pothuajse të zgjidhur çështjen. Por hajduti mund të shquhej mbasi ai ka vendosur në fytyrë një maskë aticovid .

Gjithsesi policia i thotë gazetës Si se ndonëse hajduti është treguar i kujdesshëm teksa po vidhte paketat, një cigare që ai po e pinte ndërkohë dhe që e ka flakur përtokë ka shpresë se e ka tradhëtuar, mbasi tek ajo është siguruar një gjurmë papilare. Gjurmën tha eksperti I policisë numër tre e dërguam për analizim pranë laboratorit të kriminalistikës prej nga ku do përftohen të dhëna identifikuese mbi hajdutin që është e qartë se ka vjedhur paketat mbasi është konsumues I duhanit

Përveç gjurmës së  AND-së  nga cigarja që po pinte,pPolicia i tregoi gazetës se si shfaqet hajduti  në videon e kamerave të sigurisë.

 “ Nga dritarja vërehet që futet një person i cili mban veshur një xhup me ngjyrë  si gri. Ai thyen xhamin  dhe futet me shpejtësi brenda kioskës. Mbledh me shpejtësi paketat me cigare , mban në kokë një kapuc dhe një maskë anticovid”

Njëkohësisht një tjetër shtetas e pret dhe e ndihmon . Edhe ai është duke konsumuar duhan.

“ Personi i dytë mban në dorë një qese të zezë dhe aty fut me shpejtësi  të gjitha paketat e vjedhura dhe të dy largohen me shpejtësi”- shkruan oficeri i krimeve në procesverbalin e konstatimit.

Përgjatë rrugës, në afërsi të  shkollës në Laprakë, ka disa kamera sigurie. Por edhe aty hajdutët janë treguar mjaft të kujdesshëm thotë policia, “Ata ecin duke parë përdhe dhe të vetdijshëm se ambjenti ku ata po kalojnë mbikëqyret nga kamerat e sigurisë. Pavarësisht se ja kanë dalë që përgjatë gjithë rrugës të ruajnë fytyrën nga maska antikovid dhe kapucët, njëri prej tyre ka bërë një gabim fatal mbasi cigaren e flaku përtokë”- deklaron njëri nga oficerët e policisë që i thotë gazetës “Si” se hajdutët e muajve të fundit janë hajdutë të konsumit.

Kur gazeta “Si” e pyeti zyrtarin e policisë se çfarë do të thotë ky term policor , ai u përgjigj: janë të rinj që vjedhin për shpenzime , duke nisur nga paratë për drogë, për veshje, për ushqim, duhan dhe telefona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë