Portofol

Drejt ndryshimit të rregullave mbi tregtinë botërore

Me shumë mundësi do të ketë një dokument të përbashkët në fund të punimeve të samitit të G7 në Kanada, këtë mbrëmje. Ka qenë kryeministri itlalian Giuseppe Conte që e ka deklaruar përpara mediave: "tarifat, takasat, barrierat, janë diskutuar shumë gjatë punimeve të G7. Mund t’ju them paraprakisht që kemi arritur një marrëveshje e të gjithë jemi pajtuar që sistemi ndërkombëtar i tregtisë bazuar në Organizatën Botërore të Tregtisë nuk është më i përshtatshëm, kërkon një rregullim konform realiteteve të reja sociale dhe ekonomike ", ka shpjeguar Conte. Kreu i qeverisë italiane deklaroi më pas se kishte marrë një ftesë për në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Që samiti do të përmbyllet me një marrëveshje është konfirmuar nga burime të ndryshme: Elize ka nxjerrë zëra se ekziston një "mundësi e madhe" që shtatë liderat të firmosin një deklaratë të përbashkët, që sipas Parisit do të hidhte poshtë mendimet e Amerikës për klimën europiane. Përsa i përket tregtisë, negociatorët janë përqëndruar në një formulë që kërkon modernizimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, në atë mënyrë që ti vi për shtat delegacionit amerikan. Emmanuel Macron nuk harroi të nënvizonte izolimin e Washingtonit në luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke ritheksuar se është absolutisht e përgëzueshme  një "marrëveshje gjashtë palëshe" duke përjashtuar Amerikën.

Tërheqja e Trumpit në fakt u vu re këtë mëngjes kur ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti amerikan i la përpara kohe punimet e samitit. Arsyeja zyrtare e largimit ishin përgatitjet për takmin e datës 12, të martën në Singapor me Kim Jong-un, por në të vërtetë kjo ishte një shpullë për aleatët. Edhe pse deklarata e tij në ikje nga Kanadaja ishte se marrëdhëniet me aletatët marrin notën 10, "por gjërat duhen ndryshuar",shtoi. Presidenti amerikan la G7 me dy porosi. Një për ripranimin e drejtpërdrejtë të Rusisë në asamblenë e vendeve të mëdha, nga e cila ishte përjashtuar prej 2014 pas ndërhyrjes në Krime. "Ripranimi i Rusisë do të ishte mirë për të gjithë vendet", tha Trump. E më pas një mesazh i fort mbi luftën e tarifave me Europën: SHBA-të do të bëjnë "atë që është e nevojshme" për të patur marrëdhënie tregtare "të drejta" me vendet e tjera. Trump shtoi se ditët në të cilat vendet e tjera kanë përfituar në aspektin tregtar nga SHBA-të "kanë mbaruar". "Nuk mund të ecim përpara në këtë mënyrë, nuk mundemi që 100% të ecim përpara me një Amerikë që është mbrojtësja e të gjithëve që vjedhin ".

U shfaq gjithmonë e më vetëm dhe i izoluar Donald Trump. " G6 - e Trump", një titull jo i më kotë i Washington Post, që përshkroi në një editorial raportet e brendshme të grupit të 7 vendeve më të industrializuara. "SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia do ti jepnin jetë grupit të të shtatëve, të ngjizur si një lloj konklave të rregullt mes demokracive kapitaliste kryesore rreth 40 vite më parë, në mest të Luftës së Ftohtë ", kujton gazeta, e cila nënvizon se qëllimi kryesor ishte i fokusuar në aspektin ekonomik, për të parandaluar shfaqjen e atyre çështjeve tregtare që Presidenti Trump tani po ndez, rezultoi në ndarje politike që mund të rrezikojnë solidaritetin përballë asaj që ishte atëherë kërcënimi sovjetik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë